Edlira Naqellari

Kronikë

U arrestua për korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Naqellarit për t’i kthyer telefonin: Mund të ketë prova të vlefshme, do zbardhim bisedat

3 Shtator 2021, 09:43| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 09:57

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzon kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari për t’i kthyer telefonin celular.

Sipas gjykatës në telefon mund të ketë prova të vlefshme për hetimin dhe prokuroria ka të drejtë ta ekzaminojë. Naqellari u arrestua së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin  2.8 mld lekë të uniformave të policisë së shtetit. SPAK ka deklaruar në gjykate se ky hetim është ende i hapur dhe telefoni Naqellarit i nevojitet për të zbardhur çdo bisedë e komunikim ne lidhje me tenderin.

SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrikku u arrestuan  ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë. 

Më herët në dëshminë e saj në Gjykatë, Naqellari këmbënguli se është e pafajshme dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa theksoi se ende nuk ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Sipas Naqellarit, Policia e Shtetit mbahej prej vitesh me donacione nga shtete të ndryshme dhe për këtë arsye ishte rënë dakord që më në fund efektivët e policisë së shtetit që të visheshin me uniforma dinjitoze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?