Luiza Gega pas fitores në 3 mijë metra me pengesa

E artë dhe rekord nga Luiza Gega, Shqipëria e mbyll Evropianin Ekipor në vendin e 9-të (Rezultatet)

23 Qershor 2023, 11:01
  • Share

POLONI - Në Krakow të Polonisë është mbyllur Kampionati Evropian Ekipor, me Shqipërinë që ka zënë vendin e 9-të nga 15 shtete, me 157 pikë. Kuqezinjtë u përfaqësuan në Divizionin C me ekip të plotë në disa disiplina sportive.

Në mbyllje të ditës së fundit, Shqipëria ia doli të merrte medalje të artë me Luiza Gegën në 3000 metra me pengesa. Atletja e mbylli me kohën 9'17''31 të qindtat. Kjo ishte medalja e dytë për Gegën në Poloni, teksa fitoi edhe në 5 mijë metra.

34-vjeçarja vendos rekord me këtë kohë në një kampionat Evropian në këtë garë, teksa më mirë se ajo ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Olimpiadën e Pekinit në 2008.

Në përfundim të turneut, Shqipëria arriti tri vende të para, teksa edhe Franko Burraj siguroi të artën në garën e 400 metrave. Gjithashtu u morën edhe dy medalje të bronzta, me Muhamet Çengeli e Dorian Çollaku.

Rezultate-Meshkuj

Gjyle, Azgan Zega, 14.72m (vendi 8)

5000m, Ilir Këllezi, 17’22”79 (vendi 13)

200, Franko Burraj, 21”19 (vendi 4)

Shtizë, Ingri Nelaj, 48.56m (vendi 9)

Rezultate-Femra

Së gjati, Figalia Gjati, 4.95m (vendi 11)

1500m, Redia Dauti, 4’35”72 (vendi 5)

3000m/p, Luiza Gega, 9’17”31 (vendi 1)

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vetem ne albanistan: 23/06/2023 17:55

    Obaaa sa rrumuja u bee ne lajmet e media per vendin e 9 te

    Përgjigju
    • Calm down: 25/06/2023 09:11

      Spashe ndonje rremuj. Nje 34 vjecare morri medalje te arrte. Nuk duhet ta themi? Nuk duhet ti themi flm per arritjen personale dhe qe reklamon pozitivisht Shqiperine? Vendi 9 ne 15 eshte vendi i pare nder 7 pjesemarres. Shife pozitivisht. Po prite te jesh i pari ose nga te paret ndermjet shteteve shume me te medhaja, me me shume tradite sportive dhe investime do ngelesh gjithe jeten fatkeq dhe i deshperuar. BRAVO LUIZA DHE FALEMNDERIT!

  • Kaciatore kaciatore: 23/06/2023 15:41

    n’a nerut vetem pak me shume gaz nga e maths de r djsthta isht perfect

    Përgjigju
  • valter: 23/06/2023 12:15

    mire paskan dale te 9 ne divizion 3 nder 15 ekipet me dobta te europes , imagjino ne divisionin 1 apo 2 .Hajde ekip kombetar qe kemi . ketu tregohet kualiteti i sportitte atletikes ne vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?