Kronikë

E bezdiste zhurma, shqiptari i infektuar me COVID-19 i fik respiratorin pacientit grek dhe i merr jetën

8 Prill 2021, 15:51| Përditesimi: 8 Prill 2021, 21:31

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë, ku një pacient 60 vjeç me origjinë shqiptare i infektuar me COVID-19, i shkaktoi vdekjen një pacienti tjetër, duke i fikur respiratorin pasi e shqetësonte zhurma.

Burri 76-vjeçar me origjinë greke, sipas mjekëve humbi jetën në rrethana tepër të pashpjegueshme pasi gjendja e tij shëndetësore ishte drejt përmirësimit.

Vetëm pas hetimeve të kryera zbuluan se 60 vjeçari shqiptar i kishte fikur respiratorin, duke i shkaktuar vdekjen si pasoje e mungesës së oksigjenit.

Veprimin e rëndë shqiptari e justifikoi me pretendimin se e bezdiste zhurma e respiratorit.

Për shkak se aktualisht është i infektuar me koronavirus, policia greke ende nuk e ka arrestuar shqiptarin, ndërsa po hetohet nëse ai ka probleme psikike.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?