‘E bija e hënës dhe e diellit’, besa dhe trimëria e shqiptarit! Nga përrallat e Mitrush Kutelit në Teatrin e Kukullave

4 Dhjetor 2023, 15:40| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 16:37

  • Share

Nga Përrallat e Moçme Shqiptare në Teatrin e Kukullave, “E bija e Hënës dhe e Diellit” merr jetë nga Klajd Ymeri pranë sallës “Tonin Harapi” të Liceut Artistik.

Me këtë vënie skenike, që vogëlushët ndoqën këtë fundjavë, tentohet që në krye të herës të rizgjohet kërshëria e tyre ndaj këtyre ‘perlave’ të Mitrush Kutelit, që rritën brezs.

Personazhet veshin kostumet tipike shqiptare, ndërsa skenografia dhe efektet plotësojnë rrëfimin për trimërinë e vlerat e shqiptarit, që di të sakrifikojë për dashurinë.

Trimi, djali i vetëm vendos të plotësojë kërkesën e “Të bukurës” e të shkojë në malin e Kuçedrës, prej nga askush nuk ka dalë i gjallë.

I kapur në kurth nga kuçedra me shtatë kokë, që bëhet gati për ta ngrënë, trimi ka një kërkesë të fundit.

Besa e shqiptarit nuk mund të thyhet, por si do të mund të shpëtojnë protagonistët veten edhe malin nga mallkimi i kuçedrës, mbetet të zbulohet nga vogëlushët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?