FIER- Dhunën që nënë e bijë ushtronin ndaj 56-vjeçarit Anesti Rama në Fier nuk e dinin vetëm banorët e zonës, por edhe autoritetet. Prej kohësh ato ishin në dijeni e madje policia kishte trokitur disa herë në derën e familjes Rama, por dhuna nuk u ndal derisa e bija i mori jetën të atit duke e mbytur me litar.
Kryeplaku i fshatit Frashër, Irakli Zarka, tregon për Report TV i tronditur se si e mësoi ngjarjen e rëndë të krimit në familje, ku fillimisht i kishin thënë se Anesti Rama, kishte pësuar infrakt dhe kishte ndërruar jetë.
Ai tregon se Anesti Rama, ka jetuar gjithmonë në kushte tepër të vështira ekonomike, duke filluar si bari i një tufe me dhi, si punëtor krahu për disa vite në Greqi e për të përfunduar si punonjës i një ferme blegtorale në zonë.
“Ka qenë djalë i urtë, punëtor, ishte disa kohë në Greqi, punoi andej, bëri shtëpitë, pastaj pati ca dhi, merrej me dhitë. Këto nuk e trajtonin mirë, vinte më ankohej nuk më trajtojnë mirë, edhe për të ngrënë nuk i jepnin,. I thonin ik nga shtëpia, është shtëpia jonë. Ka shkuar disa herë edhe policia, edhe unë,. Ishin të pabindura. E trajtonin shumë keq, ai ishte punëtor. E di sa keq na ka ardhur si fshat. Gjynah ti visheshin thonte në grykë atij njeriu, çfarë të flasësh për atë”, tregon ai.
Anesti Ramën e përshkruan si një njeri të qetë, punëtor. Nuk kishte jetë sociale tregon kryeplaku Zarka, dinte vetëm punë dhe shtëpi, ku trajtohej shumë keq nga bashkëshortja Valbona dhe e bija Emalinda. E linin pa ngrënë dhe donin ta hiqnin nga shtëpia, thotë ai teksa tregon se familja Rama trajtohej dhe me ndihme ekonomike 3 mijë lekë në muaj. Vetë kryeplaku i kishte ofruar nënë e bijë që të punonin në një këpucari, por nuk pranuan. Donin jetë të mirë, por shikonin telenovela gjithë ditën, shprehet ai.
“Trajtohej me ndihmë ekonomike. Na dhanë urdhër që këta që janë me ndihën ekonomike, nëse duan të punojnë në këpucari, tu hiqej ndihma e të punonin, U thashë të shkonin të punonin, nuk donin, pranuan 30 mijë lekëshin dhe nuk vajtën në këpucari. Donin të rrinin në shtëpi dhe të mos punonin, Punonte Nesti i shkretë, ishte djalë i përsosur, pa fjalë, punonte, i urtë. Na ka ardhur keq. punonte, çonte lekë në shtëpi, e trajtonin keq, ngeli policia aty, kushedi sa herë ka vajtur. Nuk e di pse e keqtrajtonin, ishte shumë i mirë”, tha ai.
Irakli Zarka tregon gjithashtu se nënë e bijë blinin ushqime pa lekë dhe në momentin që mu ankua Anesti, ato e qëlluan në syrin e tij.
“Kur ishte ky në Greqi, këto merrnin borxh nëpër dyqane. Kishin marrë njëherë shumë, afro 400 mijë lekë. Vjen më ankohet mua si kryeplak, më tha kam gjetur belanë, ato duan lekë. Dje unë vajta tek shtëpia, ato e goditën në syrin tim. Aq të poshtra, aq keq më kanë ardhur. I thanë, pse i the kryeplakut. Cfarë të flas. Na ka ardhur shumë keq, jemi prekur aq shumë”, thekson Zarka.
Zarka pohon gjithashtu se pavarësisht se ai keqtrajtohej vazhdimisht, nuk është i habitur për mënyrën se si ia morën jetën pasi nga ato të dyja gjithçka pritej thotë ai.
“Ajo shkollën 8-vjeçare ka mbaruar. U martua njëherë, pastaj u ndajnë. Rrinte me të ëmën. Punonin nëpër serë bashkë me nënën. E trajtonin keq, nuk e di ca kishim me atë të uruar. Ato nuk e mbanin mirë, nuk e ushqenin. Ai ishte tip i mbyllur, nga puna në shtëpi. Jemi shokuar. Vajza tjetër është e martuar. Ashtu si silleshin ato e prisnin, ka patur një rast që mu ankua”, theksoi Zarka.
Ndërkohë i ndjeri është përcjellë sot për në banesën e fundit ndërsa vajza tjetër , e ardhur nga Italia mes dhimbjes jashtë kamerës thotë se kjo derë u mbyll përgjithmonë.
Lajmi kryesor:
Bie alibia e vajzës dhe nënës për vrasjen në Fier, të afërmit: I merrnin rrogën, e linin pa bukë. E bija e dytë: Më thanë u rrëzua në banjo
SI.E./I.M/ReportTv.al
Komente

Te gjithe e paskan ditur sec chiqte ai njeri dhe e lane te harinte gjendja ketu. I shkreti jneri c'paska hequr, i qofte balta e lehte.
Përgjigju