Gjatë hapjes së rrugës

Kronikë

E bllokuar nga dëbora, hapet rruga 8 kilometër e fshatit Golem në Gjirokastër

31 Janar 2019, 18:08| Përditesimi: 31 Janar 2019, 18:12

  • Share

Gjirokastër- Rruga e fshatit Golem në njësinë Picar prej ditësh e bllokuar është hapur sot falë FA dhe Emergjencave Civile. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kanë qenë Efektivët e Batalionit Xhenio të ciëlt bënë të mundur hapjen e rrugës 7.8 kilometër në njësinë administrative Picar.

Nga bllokimi i rrugës mësohet se fëmijët e këtij fshati nuk mund të shkonin në shkollën e fshatit Picar, për të ndjekur rregullisht procesin mësimor. Fshati i Golemit ka qenë disa herë i bllokuar gjatë këtij dimri nga reshjet e dendura të dëborës ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura janë në dispozicion të banorëve të cilët kanë probleme nga moti i keq.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?