Vëllai i boksierit të njohur shqiptar Nuri Seferi raportohet të ketë zbuluar se do të jetë ai kundërshtari i radhës i ish-kampionit të botës në peshat e rënda Tyson Fury më 9 qershor. Fury do të rikthehet në ring në “Manchester Arena” pas dy muajsh për të parën herë që kur mposhti Wladimir Klitschko në nëntor të 2015.
Gjithsesi, përfaqësuesit e Fury nuk e kanë konfirmuar akoma ndeshjen ndaj shqiptarit, por sipas “20 minuta”, Sefer Seferi ka pretenduar se do të jetë ai.
Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të ndeshesha me idhullin tim Tyson Fury.
Sefer Seferi
Seferi, i cili normalisht nuk ndeshet në peshën e rëndë, do t’i duhet të shtojë disa kile për ndeshjen me Gipsy King, por ai e ka bërë edhe më parë këtë gjë dhe ka humbur pas vendimit unanim ndaj Manuel Charr për titullin ËBA të peshës së rëndë në 2016.