Jurgen Klopp dhe montazh me fanellën e Real Madrid

Sport

E bujshme, Jurgen Klopp pranon të negociojë për të marrë drejtimin e Real Madrid

17 Prill, 12:02| Përditesimi: 17 Prill, 12:08

  • Share

Trajneri Jurgen Klopp, i cili u largua nga Liverpooli vitin e kaluar po mendon të rikthehet në drejtimin e një ekipi. Sipas raporteve nga media braziliane UOL, Klopp do të konsideronte largimin nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm të Red Bull vetëm për mundësinë që të drejtonte Real Madridin ose Brazilin.

Real Madridi sapo është eliminuar nga Liga e Kampionëve prej Arsenalit dhe aktualisht është i dyti në garën për titull në La Liga, çka ka lëkundur pozitat në stol të Carlo Ancelottit.

Veç Real Madridit, Klopp mund të negociojë edhe për rolin e trajnerit në kombëtaren e Brazilit, aty ku gjen pikërisht rival për këtë post Ancelottin. Trajneri gjerman është një legjendë e Liverpoolit, aty ku fitoi titullin e Premier League dhe Championsin, teksa u largua pas dhjetë sezonesh.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?