Vladimir Putin dhe Aleksis Tsipras

Bota

E bujshme, krisen marrëdhëniet, Greqia dëbon dy diplomatët rusë, kundërpërgjigjet Moska

11 Korrik 2018, 11:31| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 11:34

  • Share

Një lajm i bujshëm është përhapur sot në mediat greke, ku flitet për krisje të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Rusisë. Mediat raportojnë se Greqia do të dëbojë nga vendi dy diplomatët rusë, për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Burime qeveritare i kanë thënë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së ryshfetit zyrtarëve publikë.

Në lidhje me lajmin e bujshëm ka reaguar menjëherë edhe Rusia, ku Ministria e Jashtme paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?