Tani nuk është vetëm një ide, por Como është kthyer në realitetin e futbollit italian. Për herë të parë pas 21 vitesh skuadra është rikthyer në Serie A dhe sezonin e ri kërkon që jo vetëm të mbijetojë në elitën e futbollit italian.
Me Fabregas dhe Henry që investojnë në ekip jo vetëm nga ana financiare, te Como po mendojnë të bëjnë një ekip cilësor. Në Itali kanë nxituar të përmendin se vetë Fabregas ka kontaktuar me Luka Modric, kampionin e Real Madrid që në moshën 38-vjeçare duket se nuk do rinovojë më me 'Galaktikët'.
Veç Modric, ideja e Comos është edhe për Pedron, lojtarin e Lazios dhe ish-yllin e Barcelonës së frikshme në vitet e Pep Guardiolës. Me financa të shëndosha dhe ikona të futbollit në drejtim, Como pritet që sezonin e ri të jetë një realitet i prekshëm në futbollin italian.