Taulant Xhaka

E bujshme nga Zvicra, FSHF kthen Taulant Xhakën në Kombëtare

17 Qershor 2023, 17:34| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 17:37

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rikthyer në ekip Taulant Xhakën. Në nëntorin e 2021, mesfushori 32-vjeçar e mbylli me kuqezinjtë pas një konflikti me ish-trajnerin, ndërsa kapiteni i Basel shihet si i rëndësishëm për kualifikimin Euro 2024.

Kur kanë kaluar rreth dy vite, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare, pasi shihet si element shumë i vlefshëm në repartin e mesfushës. Ka qenë media zvicerane ‘4-4-2.ch‘ që ka raportuar se FSHF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjtë për kualifikim në Euro 2024.

Sipas informacioneve nga Zvicra, brenda FSHF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian. Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi. Xhaka ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 1 gol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E Bazaj: 18/06/2023 10:30

    Një fitore e bukur,por nuk vlen po nuk fituam të Martën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?