Jasir Asani

E bujshme për Jasir Asanin, sulmuesi i Kombëtares kalon në La Liga gjatë janarit

18 Tetor 2023, 17:19
  • Share

Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Me tre golat e tij, 28-vjeçari ka bërë që kuqezinjtë të jenë me 99.99 përqind në finalet e Euro 2024. E duket se puna e shkupjanit është shpërblyer, me ofertat për të që nuk mungojnë nga Spanja, Italia, Gjermania apo edhe Arabia Saudite.

Gazetari Arlind Sadiku bën me dije se në janar sulmuesi kuqezi do i bashkohet Celta Vigos në Spanjë. Klubi i La Ligas duket më i interesuar për shërbimet e tij, me Asanin që do rikthehej në Evropë pas disa muajve të kaluar në Korenë e Jugut me Guangju FC.

Edhe pse ka kontratë deri në dhjetorin e 2024 me klubin koreano-jugor, forma e Asanit ka bërë që shumë klube të jenë të gatshme të paguajnë për shërbimet e tij. Me vlerë 700 mijë euro në treg, duket se Celta ka "pronotuar" sulmuesin, por nuk përjashtohen surprizat në merkaton e janarit 2024.

E sigurt është se ish-sulmuesi i Partizanit do largohet nga Koreja e Jugut, pasi ofertat për të janë të shumta. Në deklaratën e fundit vetë Asani ka pranuar se do preferonte të luante në Serie A.

Me shtatë gola dhe tre asiste në 30 ndeshje me Guangju, Asani është ylli që shkëlqeu me ardhjen e Sylvinhos në Kombëtare, teksa priti moshën 28-vjeçare për të veshur fanellën kuqezi, duke refuzuar Maqedoninë e Veriut. Epo, i duruar i fituar thotë populli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aurel: 19/10/2023 13:51

    Ky nuk eshte i etnise shqiptare. Duket si egjiptian, ashtu sic ka edhe emrin. Egjipti ka me cfare te mburret, por jo Shqiperia.

    Përgjigju
    • Genc: 27/10/2023 01:19

      Po ti ç'far Origjine ke ? se dhe ti nga Emri nuk dukesh si Shqiptar?

    • Endri: 26/10/2023 19:05

      Si ske turp per cfare flet, ti je skandal per veten tende. Jasir Asani eshte super shqiptar, me shume sesa ty.

    • Ardi: 20/10/2023 05:58

      Ndersa ti Aurel qenke irlandez

    • Pren: 19/10/2023 21:20

      Pa comment i regjistruar shqiptar.

  • Pensionisti tifoz: 18/10/2023 21:11

    Per 700 mije eu e blej une...sapo te marr bonusin e dhjetorit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?