Todd Boehly dhe Igli Tare

E bujshme/ Presidenti i Chelsea vjen në Shqipëri, takon Igli Taren për rolin e drejtorit sportiv

17 Korrik 2023, 09:34| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 09:35

  • Share

Presidenti i Chelsea, Todd Boehly ka qenë së fundmi në jug të Shqipërisë (Palasë), teksa është takuar me ish-drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare. Shqiptari u largua nga klubi i Serie A disa javë më parë dhe tanimë është në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën drejtuese, pas suksesit të madh në Itali. Sipas Panorama Sport, Todd Boehly ka qenë i shoqëruar me të birin dhe veç takimit me disa biznesmenë shqiptar, është takuar edhe me Taren për rolin e drejtorit sportiv te Chelsea.

Lajmi i bujshëm ky për Taren, që mund ta shohë veten në Londër dhe në një nga klubet më të forta në Evropë. Ende nuk ka informacion sesi kanë shkuar bisedimet, ndërsa fakt është se takimi u negociua nga agjenti i njohur Feli Ramadani dhe Altin Taho (ai që solli edhe Sylvinhon te Kombëtarja kuqezi).

Nëse Armando Broja do ketë si drejtues Igli Taren, kjo pritet të shihet në vijim. Prej ditësh Tare po pushon në Shqipëri, teksa ishte prezent edhe në stadiumin "Air Albania" për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe BATE-s për Champions League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?