Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut

E bujshme/ Skandali i Presidentit Meta që shkeli çdo rregull anti COVID në ditëlindjen e Bes Kallakut, jehonë edhe në mediat greke

24 Nëntor 2020, 11:48| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 15:54

  • Share

Shkelja e ligjeve dhe rregullave anti COVID në këto kohë të vështira nga çdokush prej qytetarëve është një veprim i dënueshëm por kur këtë e bën qytetari i parë i vendit kjo përbën një skandal të përmasave aq të mëdha, sa edhe mediat e huaja i kushtojnë rëndësinë që meriton.

Gjobitjes së Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pasi hapur dhunuan çdo rregull dhe ligj të mundshëm për masat anticovid te ditëlindja e aktorit Bes Kallaku i kanë bërë jehojnë edhe mediat greke.

Një prej mediave më të rëndësishme në vendin fqinj, Protothema ka bërë një shkrim të gjatë shpjegues së çfarë ndodhi në skandalin e pak ditëve me parë.

Media greke nënvizon se Presidenti Meta është gjobitur me 80 euro pasi ka marrë pjesë në një ngjarje ku ishin të pranishëm më shumë se dhjetë vetë, me gjithë ndalimin e masave për të frenuar pandeminë COVID-19 në vend.

"Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, udhëheqësja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, morën pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku, 35 vjeç, të organizuar në një restorant në fshatin Laknas.

Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.

Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.

Më herët Shqiptarja.com publikoi video skandalin ku të ftuarit në ditëlindje, të gjithë persona të njohur dhe VIP, ia kishin marrë valles, me në krye kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhit sikur virusi të mos ishte prezent duke shkelur çdo masë anti-covid. Reagimi i policisë erdhi një ditë më pas ku vendoi gjobitjen e 30 të ftuarve, si dhe pronarin e lokalit që lejoi organizmin e ceremonive festive kundër ligjeve të vendosura për frenimin e COVID-19.

Gazeta Protothema për skandalin e Ilir Metes

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Chicago: 25/11/2020 04:42

    Besi bravo per i nat te Rames ben si i do qefi deri dije emitoj salen tani te emitoj presidentin me gruan crazy blokojani lokalin fare se i ka hyp gomarit per se mbrapa turp e gjithe bota ne kriz, ketu eshte thanksgiving ne

    Përgjigju
  • Karagjozi: 24/11/2020 13:47

    President me te ulet e me karagjoz ky vend nuk ka pasur,ky eshte turpi i politikes dhe llumi i ketij vendi,nje kryehajdut e krymashtrues me Bes Kallakun,o Zot cfare niveli,neveri i gjale.

    Përgjigju
  • Populli: 24/11/2020 13:33

    Cfare katandisje per nje President,ka komplekse te medha nga origjina dhe prejardhja,nga formimi i manget intelektual,nga makuteria e babezia qe e ka ne gen, te gjitha ndikojne ne katandisjen e tij e te fallxhores ne kete nivel ordiner.

    Përgjigju
  • Baba xhikja: 24/11/2020 13:29

    Ky palo president e ka bere Shqiperine gazin e botes, eshte gjunjezuar ky Intitucion Shteteror ne menyren me turperuese,e ka katandisur veten e tij ne ZHELE president,ky lolo duhet te shkarkohet nga detyra nje ore e me pare,c'fare pret Parlamenti?????????

    Përgjigju
  • O tej: 24/11/2020 13:27

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
    • baftiari: 24/11/2020 14:49

      kuku per ne kush na qeveris

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?