E bullizonin për shkak të emrit Corona, vogëlushi i shkruan aktorit të tij të preferuar. Përgjigja e Hanks do t'ju lërë pafjalë

24 Prill 2020, 05:39| Përditesimi: 24 Prill 2020, 05:50

  • Share

Nuk është e lehtë të quhesh Corona në këto kohë. I bullizuar nga shokët e shkollës për shkak të emrit Corona, një djalë tetë vjeçar australian po binte shumë moralisht.

Kjo derisa Corona De Vries i shkruajti një letër prej aktorëve të tij të preferuar, Tom Hanks, i cili së bashku me gruan e tij Rita Wilson u kontraktuan dhe u shëruan nga virusi në Bregun e Artë muajin e kaluar.

"Kam dëgjuar në lajmet që ju dhe gruaja juaj u infektuat nga koronavirusi", shkruante Corona në letrën e tij për "Z.dhe Znj. Hanks", duke shtuar: "A jeni mirë?"

Kjo letër e preku aktorin, i cili i ktheu përgjigje përmes një tjetër letre mbrapa ku e falenderonte Corona dhe i uronte atij më të mirën. Hanks kishte mbetur i mrekulluar nga emri unik i fëmijës, gjë të cilën e tregon edhe përmes rreshtave të tij.

 "Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona - si unaza rreth diellit, një kurorë", shkruan ndër të tjera Hanks.

Aktori Toy Story i dhuroi gjithashtu një makinë shkrimi të markës Corona djaloshit duke i thënë: "Përdore për t’më shkruar përsëri".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?