Menaxheri i VIP-ave, Faton Shoshi

VIP & Spektakël

E bënë për spital? Menaxheri i VIP-ave tregon ç’i ndodhi në mes të kryeqytetit

10 Tetor 2018, 11:18| Përditesimi: 10 Tetor 2018, 11:21

  • Share

Ditën e kaluar bëri xhiron e rrjetit lajmi se menaxheri i VIP-ave Faton Shoshi është sulmuar në qytetin e Prishtinës, nga disa persona me maska. Mediat shkruanin se ai ndodhej i shtruar në spital dhe se po merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mirëpo në një prononcim për "Lajmi.net", ai u shpreh se djemtë me maska nuk i kishin bërë asgjë.

"Asgjë fare, ka qenë diçka e vogël, as nuk kanë mundur të afrohen, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka qenë diçka interesante të them të drejtën. Kanë tentuar po s'kanë mundur se i kam pasur me vete ata djemtë. I kanë arrestuar. Ishin me maska, nuk i njihja. Isha me disa shokë dhe shokët ndërhynë. Asgjë s'më kanë bërë,"- tha Fatoni.

Foto e postuar nga Anxhelina 

Ndërkohë edhe Anxhelina Hadërgjonaj ka postuar një foto duke darkuar me menaxherin e njohur. “Shoshi në gjendje të rëndë shëndetësore,”- shkruan me humor këngëtarja krahas fotos.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?