Anagnosti gjate vleresimit si 'Krenaria e Vunoit'

E bëri vendlindjen pjesë të filmave të tij, Dhimitër Anagnosti vlerësohet si 'Krenaria e Vunoit', familja: Ua paçim borxh!

10 Mars 2023, 19:52| Përditesimi: 10 Mars 2023, 20:02

  • Share

Është 87-vjeç kineasti Dhimitër Anagnosti, një nga ikonat e kineamtografisë shqiptare, por rrënjët, vendlindjen e tij Vunoin, nuk e ka ndarë kurrë nga vetja. Në të dy kohët, para e post diktaturës, e  ka bërë pjesë të xhirimeve të filmave si "Përrallë nga e kaluara" e "Gjoleka, i biri Abazit", apo pjesë të rrëfimeve të tij si autor. Kineastin shumëdimensional, si regjisor e skenarist Shoqata Vunoi e ka vlerësuar në shenjë mirënjohje si "Krenarinë e Vunoit", mbrëmjen e së enjtes. Pranë i gjendet në ambientet e Muzeut Historik, Roza e tij, si dhe kolegët, të cilët e vlerësojnë kineastin, si një shkollë të filmit shqiptar. Ndërsa kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, rrëfen anën tjetër të medaljes, se jo vetëm në Vuno, por edhe në fshatrat e tjerë përreth, Anagnosti për thjeshtësinë e fisnikërinë që ka treguar për të lartësuar emrin e vendlindjes së tij, shikohet me vlerësim të veçantë nga himariotët e më gjerë... 

 


"Artisti i Popullit", "Nderi i Kombit", "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", titujt që i janë akorduar Anagnostit, janë më të lartët, por ai edhe gjatë kësaj mbrëmje qëndron i heshtur, sepse fjalën e ka thënë me punën e tij. Një buzëqeshje, puthje e shkëmbyer me Rozën, shtrëngim duarsh me kolegët e tij, janë mënyra e tij për të shprehur gëzimin. Dy fjalë i ndajnë në emër të familjes gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.

"Familja Dhimitër Anagnosti falenderon Shoqatën e Vunoit dhe gjithë vunjotësit e organizatorët, për vlerësimin e lartë, për respektin dhe dashurinë që gjetëm mbrëmë në ceremoninë e bukur pranë Muzeut Kombëtar. Ua paçim borxh! Dhimitër, Roza, Juna, Era", shkruhet në postimin në Facebook.

Komento

Komente

  • redi: 10/03/2023 22:02

    Dhimiter Anagnosti simbol i artit kinematografik shqiptar qe as 100 politikan te sotshem nuk e barazojne.Njerezit e mire qe i kane dhene vendit ngelin ne histori dhe politikan pizaveng qe vec e mbolen lopen Shqiperi ikin si plehra te saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?