'E ç'e zure topin more nga gryka'! Meta përulet para bustit të Selam Musait: Simbol frymëzues

20 Gusht 2020, 19:42| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 19:50

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Tepelenë, ndërsa ka vendosur lule dhe është përulur përpara bustit të Selam Musait duke e cilësuar si simbol frymëzues dhe të paharruar.

"Sot në Tepelenën fisnike të burrave të rëndë sa mali, të krenarisë, trimërisë e patriotizmit të pashoq, por dhe bukurive të ashpra natyrore, në këtë kala të pamposhtur të lirisë, që e ka shkruar me gjakun e bijve të saj më të mirë historinë e lavdishme të kombit shqiptar.

U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Selam Musait, legjendës dhe personifikimit të shpirtit luftarak të popullit të Tepelenës e gjithë Labërisë, simbolit frymëzues dhe të paharruar të Luftës kombëtare të Vlorës.

“E ç'u nise more nga Drashovica

E Selam labi, labi hajde trim o lule

O me treqind e ca more komita

E lule more Selam lule

E ç'e zure topin more nga gryka” mbyllet postimi i Ilir Metës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lapidari: 21/08/2020 10:47

    Presidenti naltmadhnia e tij met-haj i pare prej skrapari duhet me vure ene nji kurore me shqope tek llapidari i qyprllinjve prej cepani

    Përgjigju
  • edi: 21/08/2020 00:34

    Takim i vecante Selam Musai me skenderbeun e Skraparit E dogje te kuqen Flake O mavi ,mavri

    Përgjigju
  • Xha beqo: 20/08/2020 22:57

    Mos harro hurdhrat me vete o sulo se te mori muti shalet

    Përgjigju
  • Niku: 20/08/2020 22:37

    Filloj ky te shperndaj dekorata te beje atdhetarin, mbase krijon pak besim ne popull se po afrojn votimet,.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?