TIRANË - E arrestuar si përkrahëse e të dashurit të saj në grabitje, Adela Berisha, 19-vjeçare, ka mohuar që të jetë ajo personi që ndihmonte Astrit Thaçin për t'u fshehur pas grabitjeve që ai kryente. Të dy janë njohur në Facebook, dhe që në fillim Thaçi i ka treguar për të shkuarën e tij. Por nga sa shprehet Adela Berisha, ajo i ka kërkuar të heqë dorë, por megjithatë ka pranuar të vijojë lidhjen për shkak se e donte, edhe pse 27-vjeçari nga Durrësi nuk hoqi dorë nga grbaitjet.
"Jemi njohur në Facebook. Më ka treguar për të kaluarën e tij dhe i kisha kërkuar që të hiqte dorë, por më pas pranova të lidhesha me të sepse e doja", ka dëshmuar ajo para efektivëve.
Astrit Thaçi, një grabitës serial, u arrestua më 15 shkurt nga policia në një lokal në Tiranë, në zonën e Kombinatit, ku Adela thotë se në ato momente, ai ka qarë.
"Nuk mendoja se Astriti po vijonte më vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja, e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Më datë 14 shkurt nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Më 15 shkurt, para se të arrestohej, kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një unazë për Shën Valentinin", tregon ajo.
27-vjeçari është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Shqiptarja.com publikoi ekzkluzivisht videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, të një supermarketi ku ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe disa paketa (më 11 shkurt) dhe po ashtu, edhe videon e grabitjes së një argjendarie në Elbasan, ku bie në sy veprimi i guximshëm i pronares e cila në një moment hutimi nga ana e Thaçit, i rrëmben atij armën e lënë mbi banak dhe ikën.
Trala la keto femra te kane perlqyer leket e ketij qenit. Ishalla plumb pas koke ketij nga ata qe i ka vjedhur
Përgjigju