Sport

E dënoi me 3 vjet përjashtim, FSHF fal futbollistin që dhunoi gjyqtarin

27 Mars 2019, 19:36| Përditesimi: 27 Mars 2019, 19:37

  • Share

 Jo më shumë se 3 javë më parë u mbajt një tavolinë e përbashkët mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare, me synimin për të zhdukur dhunën nga futbolli. Me kërkesë të federatës, vetë kryeministri Rama propozoi që kush shkakton dhunë në stadiume të dënohet me 3 vite burg.

Një propozim shumë domethënës dhe që ka për model vendet më të zhvilluara Europiane, por problemi qëndron se qeveria në këtë nisëm është e vetme. Pse thuhet kjo? Kjo thuhet sepse Federata Shqiptare e Futbollit ka zhbërë sot një vendim tepër të rëndë të një futbollisti për dhunën.

Në fundin e sezonit të kaluar, Albano Isaji, futbollisti i Shkumbinit, në ndeshjen e “play-off” kundër Veleçikut goditi me grusht gjyqtarin Klajdi Kola. Për këtë veprim Komisioni i Disiplinës e përjashtoi me 3 vite futbollistin, një vendim që pas 9 mujash është zhbërë po nga vetë nga ky komision.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?