Samuel Eto'o

E denoncoi e bija, Eto'o në telashe me drejtësinë spanjolle

4 Korrik 2023, 15:48| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 15:49

  • Share

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto'o mund të përballet me burgim pasi dyshohet se nuk i ka paguar vajzës së tij, Erika de Rosario, një pagesë mujore prej 1.400 euro për pesë vjet. Erika lindi nga ish-partnerja e Eto'o-s, Adileusa de Rosario. Eto'o ishte në lidhje me De Rosario gjatë kohës së tij si lojtar i Real Madridit në vitet 1998-99.

Legjenda e Kamerunit e njohu vajzën e tij ligjërisht në shkurt 2022. Ish-futbollisti duhej t'i paguajë një kompensim mujor Erikës, pasi gjendja e saj financiare nuk është e mirë. Sipas avokatit të Erika, Fernando Osuna, Eto'o ka dështuar të paguajë kompensimin mujor për pesë vjet, që do të thotë se ish-sulmuesi i Barcelonës, Chelseas dhe Interit tani i detyrohet vajzës së tij pothuajse 90.000 euro.

“Ai i detyrohet më shumë se pesë vjet pension vajzës së tij dhe vazhdon të sfidojë drejtësinë. Ekonomia e Erikës është e brishtë, ndërsa Eto'o jeton në luks. Ai mund të gjykohet me rrethanë rënduese të shpërdorimit të pushtetit, duke pasur parasysh epërsinë e tij ekonomike ndaj Erikës”, tha avokati Osuna. Gjyqi lidhur me rastin do të zhvillohet në Madrid.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?