Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestoi në Elbasan një grua të kërkuar nga Interpol Roma.
47-vjeçarja Majlinda Avduli, me 2 emra, edhe Dajana Tafani, me banim në Elbasan në vitin 2016 është dënuar nga Gjykata e Apelit në Itali me 9 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Shërbimet e policisë pas shkëmbimit të informacioneve edhe me partnerët italianë, e lokalizuan në Elbasan gruan e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vijon puna për ekstradimin e saj në Itali.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.
Komente
