TIRANË- Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried mbërriti mbrëmjen e sotme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. I pari që takoi ishte Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri.
Në takim u shoqërua nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasorja Yuri Kim ndërsa paraditen e së premtes do të zhvillojë takime me krerët e politikës.
"Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried & Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE", shkruhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Shqipëri.
Kryeministrin Edi Rama, Karen Donfried do ta takojë në mesditë, ndërsa takimet zyrtarja e lartë e DASH i nis në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:45 me Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike. Në takim, Alibeaj do të jetë i shoqëruar me Jorida Tabakun dhe disa deputetë të tjerë, jo pjesë e Rithemelimit.
God bless United States of America
PërgjigjuLONG LIVE USA!
Përgjigju