Miliarderi rus Roman Abramovich

E detyruan të largohet nga Chelsea, Abramovic bën ofertën për blerjen e klubit të La Liga-s

12 Prill 2022, 12:12| Përditesimi: 12 Prill 2022, 12:15

  • Share

Roman Abramovic, njeriu i besuar i Putin i sanksionuar nga qeveria britanike, po sheh mundësitë për të blerë një klub futbolli jashtë Anglisë. Aktualisht ai është president i Chelsea-s, por që është i detyruar ta shesë për shkak të sanksioneve. Sot ai kërkon 3 miliardë paund për klubin londinez, por ndërkohë ka hedhur ‘grepat’ për të blerë një klub në La Liga.

Ish-zëvendës presidenti i Valencia-s, Migel Sorio, zbuloi për mediat në Spanjë se rusi është një ndër emrat që interesohet për blerjen e klubit. Peter Lim, presidenti aktual i Valencias, është aktualisht i urryer nga tifozët e klubit dhe për këtë arsye do largohet.

Valencia është klubi i dytë që përflitet për një interes nga Abramoviç, pas Gëztepes në Turqi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?