Këngëtarja Anxhela Peristeri

VIP & Spektakël

“E dhimbshme”, Anxhela Peristeri flet për herën e saj të parë

8 Nëntor 2018, 22:39| Përditesimi: 8 Nëntor 2018, 22:42

  • Share

Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ajo foli për projektet e saj më të fundit muzikore. Gjatë intervistës, moderatori Ermal Peçi po i tregonte Anxhelës se publiku e do shumë këngën e saj të parë "Ishe mbret" dhe vazhdoi duke thënë: "Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?"

"E dhimbshme,"- u përgjigj Anxhela dhe Ermali nisi të qeshte.

"Hera e parë në skenë,"- tha ai më tej duke e rregulluar pyetjen.

"Faktikisht është një këngë që e kam nxjerrë në periudhën kur studioja në Liceun artistik, nuk e dija reagimin e njerëzve sepse nuk kisha dal në koncert. Kur e kam kënduar këtë këngë në koncertin tim të parë dhe kur njerëzit e këndonin kam përjetuar një emocion shumë të madh. Aty e kam kuptuar që njerëzit më njohin,"- tregoi Anxhela Peristeri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?