Sociale

E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat

25 Janar, 14:11| Përditesimi: 25 Janar, 14:33

  • Share

Fati Cora nga fshati Labinot-Fushë në Elbasanit jeton në kushte të mjerueshme bashkë me nënën e sëmurë. 56-vjeçarja ka bërë një jetë të mundimshme. Ajo ka lindur me nanizëm, ndaj nuk ka mundur të krijojë familje.

Gjithë jetën është përkujdesur për nënën, e cila tashmë në moshë të thyer ka zënë shtratin. Nëpërmjet Report TV, Fati Cora, gruaja me nanizëm apelon për ndihmë.

“Aq keq jemi sa mos e provoftë njeri. S’kam parë kurrë një ditë të mirë”, tha ajo, -duke shtuar se dhe nëna është tejet e sëmurë- “lëviz me vështirësi”.

Pensioni prej 20 mijë lekësh në muaj është e vetmja e ardhur për nënë e bijë. Shtëpia është duke i zënë poshtë ndaj Fati, gruaja së cilës fati nuk i ka buzëqeshur deri më sot kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

“Unë po mbeta pa ilaçe më ikën mendje. Vuajtje e madhe, nuk ia dalim dot”, shton më tej.

“I lutem gjithë shqiptarëve të na ndihmojnë, t’i hedhim një soletë shtëpisë, të vendosim dyer e dritare. S’dua asgjë tjeter, vetëm shtëpinë, e të vdes rehat”, - shprehet mes lotësh.

Ngjitur me banesën e tyre ndodhet ajo e vëllait të Fatit, i cili gjithashtu jeton në kushte të vështira ekonomike. Apeli për ndihmë shkon për të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqatat e bamirësisë, që mund të ndihmojnë Fatin për të rindërtuar shtëpinë.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?