Gaza
Një zyrtar i shoqatës humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe”, e cila prej kohësh po operon në Gaza, në ndihmë të civilëve palestinezë, ka humbur 5 fëmijët e tij nga një sulm i ushtrisë izraelite.
Ahmed Abu Foul, deklaroi se në godinën ku jetonte, para sulmit izraelit, numri i persona të strehuar aty ishte 80, ku prej tyre 26 kanë vdekur.
Në mesin e viktimave, ai bëri me dije se janë edhe 5 fëmijët e tij, vëllai i tij së bashku me fëmijët, si dhe babai.
“Izraeli shënjestroi shtëpinë tonë ku jetonin rreth 80 njerëz. 28 prej tyre kanë vdekur, duke përfshirë 5 fëmijët e mi, vëllain dhe fëmijët e tij dhe babain tim”,- tha Ahmed Abu Foul për Al Jazeera.
“Ushtria është ende para shtëpisë sonë dhe viktimat janë nën rrënoja”,- shtoi ai, transmeton La Reppublica.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zbulohet tuneli 4 kilometra i gjatë pranë vendkalimit kufitar midis Gazës dhe Izraelit! Netanjahu: Do të luftojmë deri në shkatërrimin e Hamasit
K.M/ReportTv.al