Gjendet e vdekur 37-vjeçarja në një livadh në Shkodër! Prej 23 ditësh e larguar nga banesa (VIDEO)

31 Maj 2022, 17:40| Përditesimi: 31 Maj 2022, 20:23

  • Share

23 ditë kishte që ishte larguar nga banesa 37-vjeçarja Leze Qosaj, por pas ngritjes së alarmit nga ana e motrës në polici, ajo u gjet e vdekur në një livadh në afërsi të Bypass të Shkodrës. Motra e bëri denoncimin më më datë 18 në polici por ajo u gjet e pajetë, ndërkohë që ka dyshime paraprake që mund të jetë helmuar. 37-vjeçarja jetonte tek motra në Dobraç.  

Nga informacionet bëhet me dije se dyshohet se viktima kishte 2-3 ditë e vdekur. Trupi i pajetë i vajzës, që dyshohet se i përket komunitetit rom, u gjet pasditen e sotme rreth orës 17:05 në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali.

Leze Qosaj ka lindur në Tropojë dhe ishte banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 18:40
Policia identifikon viktimën në Shkodër, ishte larguar nga shtëpia prej 23 ditësh, motra denoncoi zhdukjen

1654015359_Screenshot7.jpg

Policia ka identifikuar viktimën në Shkodër e cila u gjet e vrarë me shenja dhune. 37-vjeçarja është identifikuar nga Leze Qosaj. Policia njofton se motra e 37-vjeçares kishte bërë kallëzim më 18 maj për zhdukjen e motrës. Qosaj ishte larguar nga shtëpia më 8 maj, 23 ditë më parë.

“Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj”, njofton policia.

Ora 18:37
E rëndë, gruaja e vrarë në Shkodër kishte 2-3 ditë e vdekur, u gjet në një livadh

1654012225_Sequence03.00002520.Still021.jpg

Viktima në Shkodër dyshohet se ka 2-3 dit ne vendin e ngjarjes. Është dhunuar dhe është lënë aty pajetë.

Ora 18:01
Vajza e gjetur e vdekur në Shkodër, pjesë e komunitetit rom

 

Vajza e gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Shkodër i përket komunitetit rom. Këto janë dyshimet e para që na vijnë nga vendngjarja.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 31/05/2022 22:30

    Çka flet more gomar?! Leze Qosaj ashtë emër dukagjinas, o idiot. Po çfarë rom ban fjalë, o idiot?!

    Përgjigju
    • Dimri: 01/06/2022 00:12

      Ca thu mor leshko. Ska qosaj ne dukagjin. Mos e ngaterro me malesine e madhe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?