E diagnostikuar me kancer, historia e Fatbardha Peshollit: Nuk kisha shenja! Analizat kushtojnë, disa bëhen vetëm në privat

15 Tetor 2023, 17:48| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 17:55

  • Share

7 vite betejë me kancerin e gjirit dhe më pas trajtimi me kimioterapi kanë qenë vite sfiduese për Fatbardha Pashollin. 71 vjeçarja na tregon që për një grua me kancer ana financiare është e vështirë sepse janë disa analiza që shteti nuk i ofron.

“Jam një paciente prej 7 vitesh me kancer gjiri, që në shtator 2016. Unè isha në dush dhe kur dola nga dushi kisha dhe bijën time Adelën. Ishte zhytur kokrra e gjirit poshtë dhe kjo është një nga shenjat më të forta. Tregoi dhe stadin, stadin e 3 biopsia.

Janë disa analiza që nuk bëhen në shtet do t’i bësh në privat . Janë të kushtueshme, por kam patur mbështetjen e fëmijëve.’- tha Fatbardha Pesholli.

Për Ola Myftarin, lufta me kancer e gjirit ka qenë një betejë jo e lehtë, por triumfuese sepse ka dy vite që e ka mposhtur këtë sëmundje.

“Unë kancerin e kam kaluar vetëm me të fejuarin tim jashtë vendit. Ai ka qenë luftëtari mè I forte në fakt.”- u shpreh Olta Myftari.

Në muajin rozë dedikuar kancerit të gjirit u zhvillua pranë digës së liqenit  Tiranë Maratona e Vrapit ku pjesë e garës ishin dhe personat me aftësi me aftësi të veçanta.

Denisi, Kelti,Kaltia dhe Jonida të katër fituesit e çmimeve të para ishin anètarë të së njëjtës familje, familjes Nuriu.

Drejtoresha e Ishp Eugena Tomini bëri thirrje të kryejnë mamografinë , pasi ekzaminimi i hershëm parandalon.

“Të depistojmë hershëm për t’u trjajtuar hershëm.”- u shpreh Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?