Mianmari nuk gjen qetësi, gjatë protestave të mbajtura ditën e djeshme të paktën 38 protestues janë vrarë më 14 mars, pasi forcat e sigurisë kanë shtypur protestuesit kundër puçit, duke kërkuar lirimin e lideres Suu Kyi dhe rikthimin e demokracisë në këtë shtet të Azisë Juglindore.
Liderja e rrëzuar nga pushteti në Mianmar (Birmani) Aung San Suu Kyi pritet të dalë para gjykatës ditën e sotme, pas një prej ditëve më të përgjakshme në këtë shtet, prej puçit ushtarak të 1 shkurtit.
Forcat e sigurisë kanë gjuajtur me armë zjarri protestuesit pro-demokracisë, duke vrarë 22 prej tyre në Hlaingtharyar, ndërkohë që në raportime të tjera thuhet se numri mund të ketë shkuar në 63.
Prej puçit të 1 shkurtit, protestuesit kanë dalë në rrugët e Mianmarit, pavarësisht rritjes së shkallës së dhunës nga ushtria, protesta të cilat planifikohen të mbahen edhe sot.
Ndërkohë seanca ndaj Suu Kyisë, pritet të mbahet në mëngjesin e së hënës, sipas kohës lokale.
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe është akuzuar për pranim të pagesave të paligjshme në vlerë të 600,000 dollarëve, si dhe për sasi të pranimit të arit. Avokatët e saj besojnë se këto akuza janë të “pabaza”.
Partia e Suu Kyisë, Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar me shumicë votash zgjedhjet e vitit të kaluar, mirëpo ushtria tani beson se procesi është manipuluar, edhe pse një pretendim është hedhur poshtë nga Vëzhguesit e pavarur ndërkombëtarë.