Diell

Sociale

E diel me diell dhe temperatura deri në 30 gradë...parashikimi i motit për sot

1 Qershor, 07:19| Përditesimi: 1 Qershor, 07:24

  • Share

Vendi ynë këtë të diel do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës; përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare (dhe hera-herës të dendura) në relievet kodrinore - malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 30 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 4-6 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?