E diela e fundit e gushtit ‘kaos’ trafiku në Lezhë! Pushuesit e plazheve të Tales dhe Shëngjinit ‘paralizojnë’ qarkullimin rrugor

28 Gusht 2022, 18:55| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 20:12

  • Share

LEZHË- Me ‘kaos’ trafiku është shoqëruar e diela e fundit e muajit gusht për pushuesit e plazheve të Shëngjinit e Tales në Lezhë. Rruga nga Shëngjini në drejtim të Milotit po përballet me fluks të lartë automjetesh e për rrjedhojë më një ‘rrëmujë’ në lëvizje, e cila shpesh herë dhe kthehet në paralizë të qarkullimit rrugor.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 17:00 e pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, ndërsa policia rrugore është vendosur në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen e automjeteve.

Fundjavë e fundit e gushtit përkon me përfundimin e pushimeve për shumë qytetar, çka do të thotë që tashmë do të ketë dhe lehtësim të qarkullimi rrugor, teksa trafiku i renduar ishte një sfide dhe këtë verë në rrugët e qarkut Lezhë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 29/08/2022 10:46

    Po normal se do behet trafik se ka vetem nje rruge nacionale,duhet patjeter te behen autostrada per te zgjedhur problemin duhen sa me par.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?