Tirane

E diela e Pashkëve me temperatura deri në 30 gradë celcius në mesditë dhe pluhur afrikan! Harta me qytetet me ndjesinë e ajrit 'mbytës'

31 Mars, 07:55| Përditesimi: 31 Mars, 08:51

  • Share

Një e dielë e pazakontë do të jetë kjo e sotmja, kur temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Shkak janë masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Sot pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri,informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Berati, Elbasani e Fieri do të shënojnë temperatura 30 gradë Celcius, ndërsa Tirana, Durrësi e Vlora e Gjirokastra me 28 gradë celcius. 

1711864591_moti.jpg

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 31/03/2024 09:52

    Po në krye qendren e veriut Shkoren sa dotë jetë temperatura?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?