Mbi vendin tonë deri në mesditë i gjithë territori do të dominohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën e ulët dhe bregdet por do të ketë reshje dëbore në zonat e thella malore.
Ndërsa pasditja do të sjellë përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë Shqipërinë dhe reshje të pakta dëbore të mbeten në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Në 24 orët e fundit reshjet e shiut kanë qenë të dendura duke rritur nivelin e lumenjve, teksa fshatrat e Lushnjes dhe Elbasanit kanë qenë të rrezikuara nga Shkumbini.