E diela është kthyer në ‘makth’ për shoferët që nisen për të pushuar në bregdet, por bllokohen në trafik.
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kishte radhë kilometrike automjetesh në autostradë, kryesisht në kthesën e Maminasit pasi një pjesë e pushuesve zgjedhin të bëjnë plazh në Gjirin e Lalëzit. Pothuajse çdo fundjavë, është e njëjta situatë në rrugët që të çojnë në plazhet e vendit. Edhe për në plazhin e Shëngjinit dhe nga Vlora për të shkuar në plazhet e jugut ka radhë të gjatë automjetesh.
Po ashtu, çdo të diel duke nisur nga pasditja deri në darkë, shoferët që kthehen nga plazhi bllokohen me orë të tëra në trafik. Këto ditë të nxehta me temperatura të larta bëjnë që ditët e pushimit të kalohen duke marrë rreze në bregdet. Megjithatë nuk është aspak e lehtë që drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë kaq gjatë të bllokuar në rrugë, jo vetëm nga lodhja dhe i nxehti por edhe për shkak të shifrave të larta të karburanteve.
Pamje nga zona e trafikut
Trafiku i makinave
Rëndohet trafiku në qytetin e Vlorës. Kjo e dielë prej orës 9 të paradites dhe në vijim trafiku i automjeteve që i drejtohen plazheve të jugut ka ardhur duke u rënduar. Zona e ujit të ftohtë deri në Radhimë ka krijuar radhë të gjata makinash. Ndërkohë që edhe autoambulancat e kanë të pamundur për te shkuar në rastet e emergjencës në kohë reale.
LEZHË- Kjo e diel ka sjellë një fluks të pushuesve që kanë zgjedhur të shkojnë drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales në Lezhë, si pasojë, që në orët e para të mëngjesit ka pasur një trafik të rënduar.
Situatë më problematike paraqitet në superstradën nga Miloti në drejtim të Lezhës, ku nga fluksi i lartë i automjeteve në disa raste është krijuar dhe bllokim total i qarkullimit.
Ndërkohë, për të ndihmuar sadopak ne lehtësimin e lëvizjes ne pika të ndryshme janë vendosur efektiv te policisë rrugore.
Po në Vlorë e jug nuk ishte shtrenjtë??!!
PërgjigjuMe buke me vete vlla Ska zgjidhje tjeter.. si ne kohet e vjetra! Pse ti japesh lek ktyre hajdute moterqira e shfrytzojne sesonin Vetem per te vjedh, plerat. Braktisini te gjithe mos shkoni ne restorante Bleni ne supermarket cdo gje: