Sociale

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot (VIDEO)

8 Qershor, 19:30| Përditesimi: 8 Qershor, 19:33

  • Share

Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.

Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?