Sociale

E dielë me diell e temperatura deri në 36 Gradë Celcius, Ja parashikimi i motit për sot

25 Gusht 2024, 07:39| Përditesimi: 25 Gusht 2024, 07:41

  • Share

Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadranti i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?