Ndërsa supozohet se Partia Demokratike duhet të hyjë në një fazë analizimi 'kirurgjikal' dhe reflektimi të thellë, Flamur Noka duket se nuk është mërzitur nga humbja në zgjedhjet e 11 majit, ndoshta se vetë e ka siguruar karrigen e deputetit edhe për katër vitet e ardhshme.
Para fillimit të mbledhjes së jashtëzakonshme që thirri sot SalI Berisha, Noka u pyet mbi qëndrimin që do të mbajë PD në vijim lidhur me rezultatin, por ai vazhdoi të japë përgjigje evazive, duke bërë që gazetarët t’i largohen për shkak të replikave pa thelb.
Komente
