Sociale

E divorcoi burrin 10 vite më parë, i kërkon ‘Pa Gjurmë’ t’i gjej ish-partnerin e saj (VIDEO)

28 Prill 2021, 13:25| Përditesimi: 28 Prill 2021, 14:52

  • Share

Edhe pse e divorcuar Leonora Subashi vjen në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' në kërkim të ish-bashkëshortit të saj, Bledar Salinja, për të cilin prej një muaj tashmë nuk dihet më asgjë. Kontaktin e fundit Bledar Salinja e ka realizuar me ish-bashkëshorten e tij dhe me 3 fëmijët. Si cdo herë tjetër ai kishte shkuar për të takuar fëmijët në fshatin Stavër të Lushnjes ku jetonin me nënën e tyre pas divorcit të prindërve, por pas largimit Leonora shprehet se 47-vjecari  nuk është kthyer më në shtëpinë e tij në fshatin Bistrovicë të Urës Vajgurore ku jetonte i vetëm.

Ka qenë tek shtëpia ime në fshatin Savër të Lushnjes dhe ka dalë nga shtëpia në mëngjes, ishte data 18 mars. Më pas më merr kunata në telefon që Bledari nuk ka arritur në shtëpinë e tij në Bistrovicë të Urës Vajggurore. Tori i thërrisnim shkurt. Në fillim menduam se do të kthehej, por kaloi një muaj dhe nuk u kthye. Kemi bërë denoncim në polici por skemi mësuar asgjë. Kemi pyetur por askush nuk e ka parë. 

Ish-bashkëhsortja e tij, Leonora shprehet se për Bledarin nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia pasi ai ishte larguar edhe herë të tjera drejt kryeqytetit, por kurrë nuk qëndronte kaq gjatë pa u kthyer.

Ka ikur dhe me perpara drejt tiranës thonte do iki tek prindrit. Babai i ka vdekur ndersa nena jeton. Kokën ai e kishte vetëm për në Tiranë. Kur ikte drejt Tiranës kthehej pas 3-4 ditësh vet. Nuk na tregonte asgjë, kam shokë thonte më ndihmojnë shokët. Në kurriz mban një cante rozë. mbante kapele në kokë, ose kapucin e bluzës. Është i shkurtër dhe i dobët.

Pas 16 vitesh martesë, Leonora dhe Bledari u divorcuan në vitin 2009 pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij për shkak të problemeve të problemeve të shëndetit mendor. Në pamundësi ekonomike familjarët nuk mundën që ta kuronin Bledarin i cili ushtronte vazhdimisht dhunë tek familjarët. Gjykata e dënoi me burg për dhunën e ushtruar edhe pse ai duhej të ishte dënuar me mjekim të detyrueshëm për shkak të problemeve që kishte.

Ai ushtronte dhunë tek mua prandaj u divorcova në vitin 2009, për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Kam 16 vite martesë dhe jam njohur me lajmësi. Në fillim nuk kishte probleme. Iu shfaqën pasi linda djalin e parë. Në fillim rrihte motrat dhe pasi u martuan ato filloi ushtronte dhunë tek unë. Nuk arritem dhe ta mjekojmë për shkak të kushteve ekonomike. Ai vjen në shtëpinë time nuk e kam ndaluar kurrë të takojë fëmijët. Ai jetonte me nënën e tij por edhe ajo ka 4-5 muaj që është larguar sepse dhe tek ajo ushtronte dhunë. "

Në kërkim të Bledar Salinjës është edhe djali Julian Salinja i cili përshkruan fizikun e babait të tij me shpresën për të marrë ndonjë informacion.

Babai kishte veshur bluzë ngjyrë blu, një xhup të zi, dhe këpucë në ngjyrë kaf. Ai gjithashtu mban edhe kapele të zezë dhe një çantë në ngjyrë rozë, të cilën ia kishim mbushur me ushqime"

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?