Mario Mitaj

'E doja në ekip Mario Mitajn', trajneri i Dinamo Zagreb tregon pse dështoi transferimi i mbrojtësit të Kombëtares

9 Janar, 14:53
  • Share

Sergej Jakirovic, trajneri i Dinamos së Zagrebit ka treguar se ishte ana financiare që nuk e lejoi klubin kroat të transferonte Mario Mitajn në Kroaci. Mbrojtësi i Kombëtares është pjesë e Lokomotivës së Moskës dhe në Rusi kërkonin 7 milionë euro për ta lënë të lirë.

"Në media dalin gjithmonë emra. Në rregull, Mario Mitaj ishte në listën tonë dhe ne e tentuam transferimin e tij, por nuk u arrit akordi për çështje financiare. Në këto kushte ne vazhduam me alternativën B", tha trajneri i kroatëve.

Dinamo e Zagrebit ofroi 500 mijë euro për huazimin dhe 3.5 milionë të tjera për të blerë 20-vjeçarin në fundin e këtij sezoni. Në Rusi dëshironin 7 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Kombëtares, duke mos e lënë të largohej.

I dalë nga moshat e AEK-ut të Athinës, Mitaj verën e 2022 la skuadrën greke dhe kaloi në Rusi për 3 milionë euro paçka se ishte vetëm 19-vjeç.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?