E drejta e protestës!

4 Korrik 2022, 19:21| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 19:22

  • Share

Gazetarët sot në  ora 19 dalin në protestë para godinës së qeverisë.

Dakord

Protesta për kauzën më periferike duhet mbështetur e po ashtu dhënë zë.

Protesta është demokracia

Për kolegët e mi:

Çfarë do kërkohet në këtë protestë?

Të drejtat e gazetarëve i garanton kryeministri apo ligji që mungon?

Ligji i cili është edhe mbi kryeministrin në rast se do ekzistonte.

A është rasti i kolegut Klevi Muka i vetmi episod?

Për mua JO. Ndaj vakumi ligjor do të jetë edhe pas kësaj proteste.

Kryeministri Rama profesionin e gazetarisë e njeh më mirë se sa shumica e gazetarëve sot aktiv. Ndaj përball ti, ka vetëm një armë.

Pyetje pyetje pyetje

Komente JO

Faktet tregojnë se pyetjet e Klevit kanë koment brenda tyre!

E vlerësoj protestën e kolegëve, ndërsa sot unë do ta ndjek në distancë. Për të vetmen arsye: dua të kuptoj çfarë do ti kërkohet qeverisë?

Deri më tani kauza dhe synimet pas protestës mungojnë. Shpresoj të shpalosen.

Si një ndër bashkëbiseduesit e #LëvizjaeGazetarëve unë mbetem pro kërkimit të të drejtave në këtë profesion. Por mos harroni. Ka e plot detyrime.

Gazetaria s’është krim! Ndaj riedukim është term i pagjetur

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leka: 04/07/2022 20:43

    Po Jetmir Olldashi a ka dalur ne proteste?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?