'E droguan 12 ditë, e përdhunuan 8 vetë në një natë...!' Rrëfimi rrëqethës i babait për të miturën në Krujë: Kërcënimi për motrën e vogël që i 'kyçi' gojën 8 muaj

14 Korrik 2020, 18:08| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 22:00

  • Share

TIRANË- Një histori përtej të paimagjinueshmes që nisi si një marrëdhënie  dashurie! Kështu ka nisur historia e abuzimit seksual të vajzës, sot 17-vjeçe në Krujë dhe drogimit të saj për 12 ditë rresht! Babai i të miturës, ka rrëfyer në emisionin "Pa Gjurmë në Report Tv", me detaje si vajza u arrit që të binte në duart e grupit të të rinjve, duke u abuzuar seksualisht nga ë persona në një natë dhe më pas shpëtimit të saj nga "kthetrat e tyre". Referuar dëshmisë së tij, e ndërprerë disa herë për disa sekonda, për shkak të lotëve që nuk mund t'i mbante, vajza që në vitin 2016 kishte filluar të konsumonte hashash me moshatarët. Këtu nisën problemet me nënën që sollën më pas largimin nga shtëpia të vajzës, kur ishte ende shumë e vogël. 17-vjeçarja prej 2 muajsh ishte në një lidhje me 32-vjeçarin, Alket Brata (në kërkim) "kokën e grupit" dhe ishte ky që e priti pas largimit nga shtëpia me premtimin se do i ofronte një jetë më të mirë jashtë shtetit, se "do e bënte bosën".  "Jeta e mirë"  që 32-vjeçari i kishte premtuar nuk kishte asnjë lidhje me atë që vajza mendonte. Brata e mori dhe e dorëzoi te grupi i katër të rinjve, sot në burg, të cilët për 12 rresht e kanë droguar, siç thotë babai "nuk e kanë lënë asnjë minutë të kthjellët" dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të. Gjatë kësaj kohe, babi ishte në burg për "trafik droge".

"Më kanë informacione çdo kohë që goca ishte larguar nga shtëpia, se fëmijët i kam takuar çdo javë. Kur nuk erdhi goca më thanë që është nisur në Sarandë. U kam thënë denoncojeni se kanë marrë horrat për ta trafikuar për prostitutë. Sa i kishte mbushur 17 vjeç. Goca me lëndët narkotike i ka kaluar me moshatarët e saj. Ai fëmijë m'i ka treguar të gjitha çfarë ka kaluar, mua, jo nënës së saj. Unë e di se sa ka vuajtur. Ajo ka pirë me moshatarët e saj nga fillimi 2016 hashash, pastaj kanë hyrë këto njerëzit, ka prindërit e divorcuar, s'ka përkrahje. në atë kohë s'kishte lidhe me këtë grupin e të rinjve, ma ka thënë goca. Në 2019 nga korriku, është njohur me një djalë në Krujë, se ka pas lënë shkollën, aty është njohur me një nga grupi, por që nuk e kanë arrestuar e kanë lënë jashtë, arsyet i di shteti. Ishte një djalë 32-vjeçar, ai e ka mbajtur për disa kohë afër, i ka dhënë lëndë narkotike, se e ka ditur që kjo ka pirë më herët me moshatarët e vetë. Ka thënë "kjo pi lëndë narkotike ta afroj unë tani". Janë takuar për rreth 2 muaj, s'ka qenë e larguar nga shtëpia, ka ndodhur në korrik të 2019. Në tetor janë bërë gati për ta trafikuar gocën, ka qenë ikja e parë nga shtëpia. Ia kanë mbushur mendjen nga droga dhe i kanë thënë do të "punojmë jashtë shtetit, ti do të bëhesh bose". Ka qenë vetëm ky 32-vjeçari, jo grup. Ajo ishte fëmijë, jo ndonjë vajzë e madhe që t'i kuptonte gjërat. Me këtë djalin u njoh pa i mbushur 17 vjeç. Ky djali ishte i pari i grupit, në tetor goca është ngatërruar me nënën e vet, që "dua të dal, të pi të kafe". Nuk i vë faj nënës së saj, edhe pse s'kam marrëdhënie të mirë, ajo fëmijët e saj i ka mbajtur. Zihet me nënën dhe largohet nga shtëpia dhe takon këtë 32-vjeçarin, "i thotë që jam larguar nga shtëpia, nuk kthehem më, ti me kë dhënë shpresat që do të rregulloj". Ai nga aty e ka marrë dhe i ka çuar te këto personat që janë arrestuar sot, i njoh të gjithë  këta maskarenjtë, baballarët e tyre. Këta të rinj ishin kushërinjtë e 32-vjeçarit, miq, nipa daja. Janë njerëz të afërt me njëri- tjetrin. E ka dorëzuar dhe ata kanë vendosur disa kushte, me sa më ka treguar vajza, se nuk besoj se më ka gënjyer. Ai i ka thënë unë kam bërë burg, nuk merrem dot me këtë, por merreni dhe sistemojeni", rrëfen ai.

Pas është marrë në dorëzim nga grupi i të rinjve, intenerari i saj ishte Nikël- Kamëz- Tiranë dhe më pas sërish në Nikël, ky është shfrytëzuar seksualisht. Mesazhi që u kishte dërguar prindërve të saj se "do të nisej në Sarandë, për të ikur në Greqi" ishte thjesht një mënyrë për të drejtuar policinë në vendin e gabuar, pasi nuk kishte qenë kurrë në qytetin bregdetar. Që nga momenti që u dorëzuar te të rinjtë, historinë e saj babai e rrëfen kështu...

"Aty ka filluar droga e rëndë. Ata e kanë marrë nga aty, e kanë çuar në Tiranë në një hotel në Kamëz. Atë natë e kanë mbajtur aty, i kanë dhënë drogë, të nesërmen e ka dërguar në "Myslym Shyri", në një shtëpi private, por nuk i kujtohet se e kanë mbajtur me kokën e ulur. Këtu ka qëndruar rreth 2-3. I kanë çuar disa persona, 3-4. Mos kujto se e kam të lehtë, këto që po të them. (qan) Aty një maskara e ka dërguar në shtëpi, i kanë çuar ë veta në shtëpi. Kjo ka ndodhur në një fshat të Niklës. ë vetë gocës 16-vjeçe. Brataj ka pasur edhe babanë në shtëpi kur e kanë përdhunuar gocën ë veta, ai u shërbente birra. Ky legeni Brataj e ka bërë. Kjo faktikisht nuk është një ngjarje e lehtë, e ka kaluar një traumë, jam munduar ta mbaj se kam thënë "ca të kem do e shes dhe do të të bëj njeri". Vajza ka ndenjur 12 ditë është shfrytëzuar seksualisht në Nikël dhe Tiranë, por ata i thonin vajzës që "do thuash jam në Sarandë". I kam thënë gruas që raporto në polici. Në burg isha dhe më thonin njerëzit "ta kanë marrë vajzën dhe po ta trafikojnë jashtë shtetit". Të nesërmen i kanë thënë "qenke mirë, e përballoke, do të shkojmë në Durrës se aty kanë lekë". E kanë mbajtur aty, dhe pastaj e kanë rikthyer në Kamëz, në një hotel. E gjitha ka ndodhur për 12 ditë.  Nëna e kishte bërë denoncimin se i kishte thënë nënës "jam në Sarandë, do të iki në Greqi". Nuk e linin vajzën që të flishte më gjatë, merrte nga numrat e këtyre djemve, në Instagram. Ky i pari që ua ka çuar këtyre, komandanti, pastaj ia kanë çuar kushëririt, dhe 2 si punëtorë që i mbanin me lekë, nga 23-32 vjeç".  Këto e kanë mbajtur gjithmonë nën efektin e drogës, po t'i kalonte 7-ë orë dhe shikonin që vajza donte të shkonte në shtëpi e drogonin prap", rrëfen babai.

Ai rrëfen edhe një episod kur vajza vjen e droguar në burg, ku dhe i ka treguar gjitha.

"Pas 12 ditësh e kanë dërguar në shtëpi për të marrë pasaportën, aty ia kishte fshehur e ëma. S'e ka gjetur dhe këta e kanë gjetur në shtëpi, atë natë ka ndenjur në shtëpi, mua më njoftuan në burg dhe u thashë "çojeni në një qendër sociale deri sa të dalë nga burgu se do e mbaj unë". I thashë ma sill gocën në burg, t'i flasë pak. Është nisur që të vij në takim te unë dhe i ka ikur motrës së saj në rrugë, punë 200 m, ndoshta kishte komunikuar me këta, po e priste një makinë. Aty afër asfaltit po e priste  makina, i ikën me vrap shkon dhe hipën në makinë dhe e kanë mbajtur rreth 2 orë. E kisha kuptuar se goca kishte kaluar në një gjendje të keqe. Ka pirë goca kokainë me ata, dhe e kanë lënë se kishin frikë se po e kërkoja unë. Kur më erdhi te burgu e droguar, unë e kuptova, dhe i fola "ç'ke bërë". Më thanë "Unë jam lidhur me kokrrat, t'i s'mund të rregullosh asgjë, me atë që unë jam lidhur ka vrarë babin e saj, dhe më ka thënë babin tënd se kam asgjë, sa të dalë nga burgu e vras". Këto kanë qenë presionet që i bënin, jo "do të vrasim, do të presim". Erdhi në burg, i fola disa fjalë. Nuk më shkonte mendja që ishte ky, e di ngjarjen e atyre shumë mirë. Nuk më tregoi me emra, por se kush ishin këto. Pasi doli nga burgu, ka shkuar në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes, ka dalë dhe ka ikur nga shtëpia, motra i ka shkuar nga pas gjithë ditën", tregon në "Pa Gjurmë" babai.

Por si arriti të shpëtonte? Për shkak te denoncimit që nëna e saj kishte bërë, djemtë e kishin dorëzuar në Komisariat për t'u paraqitur dhe që të mbyyllej si çështje, duke e kërcënuar se nëse do të fliste se çfarë i ka ndodhur do i bënin të njëjtën që kanë bërë me të dhe me motrën e saj. Dhe kështu ndodhi. Në nëntor, vajza nuk denoncoi asgjë, por u regjistrua në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Nga aty ka dalë në muajin janar, pasi babai doli nga burgu.

"Ata e kanë dorëzuar vajzën dhe i kanë thënë shko në polici. I kanë dhënë "valium dhe kokainë". I kanë shko paraqitu në polici, "nëse na përmend ne emrat do të të marrim motrën, motra do të vij në vendin tonë. Po hyn në burg lekët do i paguaj motra jote". Në nëntor vajza nuk ka denoncuar. Në nëntor të vitit të kaluar vajza u çua në rehabilitim. Në fund të janarit kur dola nga burgu e mora, po ta lija aty, atë rrugë do merrte. Po të mbushte moshën, dhe mos ta përkrahte familja ku do të shkonte, do merrte prap atë rrugë", rrëfen babai.

Që nga janari dhe deri para një jave, vajza nuk kishte rrëfyer asgjë! Kur Prokuroria e thirri për ta marrë në pyetje, për të mbyllur hetimet, 17-vjeçarja ka treguar çdo gjë që i ka ndodhur Pas denoncimit të saj, të rinjtë u arrestuan, por ato nuk e ndalën me kaq. Në formë kërcënimi për të tërhequr denoncimi, dy persona gjatë mbrëmjes së të dielës i vendosën tritol në shtëpi, por që fatmirësisht nuk shpërtheu. Tritoli është pikasur nga vajza e vogël, e cila kishte menduar se nëna e saj kishte lënë ndezur sobën ndezur, por kur kishin dalë në ballkon e kishin pikasur. Dy personat që kishin vendosur tritolin, sipas dëshmisë së babait, po qëndronin aty deri sa ta shihnin që tritoli shpërtheu, madje janë parë edhe nga nëna, edhe pse e vështirë për t'i identifikuar. 

"Unë kam qenë në Durrës, me dy goca të mëdha, me këtë që ka problemin dhe tjetrën. Në shtëpi ishte nëna me dy fëmijët e vegjël, atje bëmë aksident në Maminas, kur po ktheheshim nga Durrësi. U vra goca e dytë, shkuam në spital Ushtarak, kur unë në spital më merr nëna e vetë "po më djegin shtëpinë". Aty ndoshta kishte marrë fitili dhe i ka ardhur era, e ka dëgjuar goca e vogël. Ka dalë direkt në ballkon, dhe i ka parë këto 2 veta 10 m larg. Ka marrë fëmijët dhe ka dalë në rrugë, ato personat kanë ndenjur rreth 30 minuta larg shtëpisë për të parë a do plaste. Presione nuk kam marrë, baballarët e këtyre më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thënë tërhiq denoncimet, jo me presion, por më kanë kërkuar falje. Mendoj se një nga këto që janë arrestuar që e kanë vënë tritolin", tregoi babai.

Ai ka një apel për shoqërinë...mes lotëve thotë "vetëm abuzime më fëmijët të mos bëhen".

"Abuzimi me fëmijët është shumë i rëndë, nuk është vetëm ngjarja ime. Se shoh përditë që turren legenat e mëdhenj, unë kam qenë në Angli vetë dhe na kanë ofruar vajzat e vogla", thotë ai.

Tani familja e vajzës është larguar në një qendër sociale, ndërsa babai tregon se refuzon që t'u bashkohet pasi ruan shtëpinë, teksa thotë se nuk ka aspak frikë nga kërcënimet që mund t'i bëjnë.

"Dje i ka marrë shteti me dëshirën time, në kanë pyetur. Fëmijët më thonë nuk mund të jetoj këtu, unë s'kam frikë, por ato po. Unë s'largohem se shtëpinë nuk e lë, kujt t'ia bëj Zoti mbarë le të vijë, borxh kujt nuk i kam, s'ka frikë. Le të hedhin dhe antitakt, s'më bjen ndërmend", e mbyll rrëfimin e tij në "Pa Gjurmë" babai i 17-vjeçares.

4 të rinjtë e arrestuar
Edison Çangu 28 vjeç-arrest me burg
Fatjon Leka 25 vjeç-arrest me burg
Leonard Stafa 17 vjeç--arrest shtëpie
Arbis Shima 26 vjeç-arrest me burg

U dorëzua sot në Sarandë
Ameldi Merlika 17 vjeç

Në kërkim
Alket Brata 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çeçenia qeneria: 15/07/2020 12:11

    Nje bombe berthamore taktike do ta rregullonte perjetesisht trekendeshin Fushe-Kruje, Nikel, Laç. Dhe do shpetonte Shqiperia.

    Përgjigju
    • Tope Papagalos: 17/07/2020 08:49

      Dhe 1 ne tropoje do bente te shpetonte edhe kosova

  • Mati: 14/07/2020 23:54

    Po mir ta kane ber moj-hashash surratin jot we 13 vjec-brez I ndyre.dhe ti I ati mos qaj kot se dhe ti nuk qenke me I mire-burgaxhi-

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/07/2020 23:21

    Birisha u hapi syte u bani njerez

    Përgjigju
  • Eh...: 14/07/2020 19:46

    Kur i lexon duket sikur je ne Afrikë dhe jo në Shqipëri...xhungël...shteti dhe frika ndaj ligjit gjëkundi...fati i njerzve në duar të mëhallës...strukturat mezi funksionojnë...të vjen keq që jetë të rinjsh shkojnë dëm në këtë përmasë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?