'E dua vetëm si shoqe', Stresi sqaron marrëdhënien me modelen Gresa Hoti

13 Dhjetor 2022, 08:31| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 08:33

  • Share

Stresi dhe modelja Gresa Hoti janë përfolur kohët e fundit pasi në Big Brother Kosova janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Teksa ka qenë duke biseduar me aktoren Shota Baraliu, reperi Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai. “Mua më pëlqen ta mbaj shoqe të ngushtë. Nuk do ta largoj Gresën. Unë kam dëshirë ta bëj shumë të lumtur si femër. Unë jam rritur me italianë. E di si është. Italianet duan adrenalinë, sikur thotë ajo bëj udhëtime nonstop. Me Gresën nuk mendoj, dhe nuk do të ndodhë”, shtoi më tej artisti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?