Eria Ago dhe makina e përdorur

Kronikë

E dyshuar si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat paraburgimin për ish të dashurën e Safet Bajrit

5 Shtator, 15:53| Përditesimi: 5 Shtator, 15:56

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me 3 muaj afatin e paraburgimit për Eria Agon, ish e dashura e Safet Bajrit, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018.

Për këtë vrasje, SPAK akuzon Safet Bajran, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, ndërsa rol dyshohet të ketë pasur edhe 31-vjeçarja Ago.

Kësaj të fundit i përfundoi afati i paraburgimit prej 6 muajsh, e për këtë arsye GJKKO ka zgjatur afatet e paraburgimit ndaj saj. Vendimi është marrë dy javë më parë.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Kurse Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura në vrasjen e Fatbardh Licit. 31-vjeçarja i ka mohuar këto akuza.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?