Edvin Sadiku

Kronikë
Bota

E ekzekutuan që mos të fliste, zbardhet vrasja e shqiptarit në 2017 në Itali, arrestohet një 37-vjeçar

1 Dhjetor 2024, 15:05| Përditesimi: 2 Dhjetor 2024, 18:34

  • Share

ITALI - Pas 7 vitesh nga ngjarja, karabinierët arrestuan një 37-vjecar nga Bitonto për vrasjen e shqiptarit Edvin Sadiku, i konsideruar si pjesëtar i klanit Cipriano të Bitontos.

Sadiku, atëherë 33 vjeç, u gjet i vdekur në një zonë rurale të Binetto-s në vitin 2017.

I arrestuari akuzohet për vrasje të qëllimshme të paramenduar, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit, me rrethana rënduese për shkak të metodës dhe lehtësimit mafioz.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Gjykata për Hetime Paraprake (Gip), mbrëmjen e 3 shkurtit 2017, rreth orës 19:00, Sadiku dhe i dyshuari kishin kryer një grabitje të armatosur ndaj një personi.

Fillimisht, viktima ishte goditur nga mbrapa me makinë dhe detyruar të dilte jashte saj, më pas ishte goditur në kokë me një pistoletë dhe i ishte marrë automjeti.

Pas grabitjes, autorët u larguan me të dyja automjetet dhe arritën në zonën rurale të Binetto-s, ku i dyshuari e kapi në befasi bashkëpunetorin e tij, duke qëlluar të paktën 12 herë me armë zjarri ndaj Sadikut, duke e qelluar në gjashtë pika të ndryshme në qafë dhe kokë.

Vendimi për të vrarë Edvin Sadikun ishte marrë nga kreu i organizatës kriminale Cipriano, 37-vjeçari i arrestuar, për të shmangur rrezikun që Sadiku të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të jepte dëshmi për ngjarjet e përgjakshme të kryera nga drejtuesit e klanit.

Rreziku konsistonte në dënime me burgim të përjetshëm ose në shuarjen e klanit. Për këtë arsye, Gip ka konsideruar të pranishme rrethanat rënduese të metodës mafioze./ La Gazzetta del Mezzogiorno

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?