Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, parashikimi i motit për sot

12 Shtator, 07:30| Përditesimi: 12 Shtator, 08:58

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek, valëzimi në det i forcës 1-3 ballë. 

K.M/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?