Sfidoi normat shoqërore dhe theu rekorde me problemin e saj shëndetësore, 38-vjeçarja Erin Honeycutt nga Michigan në SHBA, ka shënuar Rekordin Botëror Guinness për mjekrën më të gjatë.
Erin Honeycutt arriti të rrisë një mjekër 30 centimetra të gjatë që i siguroi asaj një vend në Librin e Rekordeve Guinness, ndërsa sqarohet se rritja intensive e flokëve të gruas është kryesisht për shkak të sindroma e vezores policistike nga e cila vuan.
Kjo sindromë e veçantë është një nga çrregullimet endokrine më të zakonshme dhe prek një përqindje të madhe të grave në mbarë botën.
Një nga simptomat e mundshme të tij është rritja intensive e flokëve, e cila i mundësoi 38-vjeçares të pushtojë rekordin pa marrë hormone apo suplemente të tjera ushqimore.
Sakaq, Honeycutt u përpoq ta kontrollonte këtë simptomë, nga e cila vuan që prej moshës 13-vjeçare, duke rruajtur shpesh mjekrën.
“Beteja me flokët" filloi në vitet e saj të adoleshencës dhe vazhdoi deri në moshën madhore. Por kur ajo humbi pjesërisht shikimin për shkak të një problemi me sy të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut, ajo vendosi të ndalojë rruajtjen, duke ndjekur nxitjen e të shoqit dhe ta pranojë fytyrën ashtu siç është.
Edhe pse jeta e saj nuk ka qenë e lehtë deri më tani, Honeycutt thotë se është përpjekur gjithmonë të qëndrojë pozitive. Për sa i përket jetës së saj me një mjekër kaq të gjatë, ajo tregon se ajo ka ulje-ngritjet e saj, ku i vë theksin kryesisht paragjykimeve.
Vlen të theksohet se rekordin e mëparshëm për mjekrën më të gjatë femërore ( me gjatësi 25.5 cm) e mbante 77-vjeçarja Vivian Wheeler.