Gazeta franceze “Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar. Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar këtë moment mjaft të veçantë për kohën.
Në foton lart, Geraldina pas mbërritjes në Tiranë; Foto poshtë, Mbreti Zog para se t'i bashkohej të fejuarës së tij
"Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm. Vajza e re, 22 vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë", shkruante shtypi francez.