Ish-balerina dhe moderatorja shqiptare jeton prej vitesh në Luksemburg së bashku me djalin e saj pas ndarjes nga bashkëshorti. Hueyda El Saied është shprehur se rikthimi në Shqipëri nuk është një opsion për të.
Mirëpo ditën e sotme, teks shkonte në punë bëri një video live në Instagram dhe po përshëndetej me ndjekësit e saj. Njëra prej tyre e pyeti se përse flet shqip akoma dhe kjo gjë e preku ish-moderatoren.
“Shqipja është gjuha ime, gjuha e nënës dhe nuk dua të jem një nga ata që kur ikën jashtë harron të flasë shqip. Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni vërtetë,”- shprehet ajo me lot në sy para së ta mbyllë videon,-“E fillova ditën duke qarë falë jush. Ju puth fort”.