Pamje të frikshme! 3500 banorë të Poliçanit rrezikojnë të bien në Osum! Ura e amortizuar dhe me dërrasa të kalbura e kavo të ndryshkura

7 Mars, 13:13| Përditesimi: 7 Mars, 15:51

  • Share

Kjo urë pasarelë, 50 metra e gjatë ndodhet në fshatin Mbrakull të Poliçanit. Banorët, nga fëmijët tek të moshuarit rrezikojnë të bien në Osum, teksa kalojnë në këtë urë me dërrasa të kalbura.  Teksa Report TV xhironte kronikën një grua e sëmurë mezi ia doli të kalonte në anën tjetër të bregut.

Ura për këmbësorë u shërben rreth 3500 banorëve. Është e vetmja mundësi që ata të aksesojnë rrugën nacionale. Këtu kalojnë çdo ditë dhe nxënësit e shkollave.

“Është e frikshme të kalosh këtu si për ne ashtu dhe për fëmijët .Ne shpesh kemi pritur beharin që të kalojmë lumin dhe të çojmë mjetet në tokat bujqësore”.

Kryeplaku i fshatit tha se ura pasarelë është ndërtuar në vitin 1964, ndërsa bashkia Poliçan gjatë dimrit kryen disa riparime të vogla, por të pamjaftueshme.

“Kalojnë rreth 3500 banorë sepse ura lidh disa fshatra si Malinatin,Tërrovën, Temanin, Vojakun,etj. Këtu është edhe gjimnazi fshatit, ndaj fëmijët kalojnë çdo ditë në këtë urë. Ne kemi tokat në anën tjetër, detyrohemi të mos i mbjellim sepse s’kemi nga ti kalojmë mjetet bujqësore për të punuar token”.

Banorë të zonës tregojnë se vite më parë është aksidentuar një grua shtatzënë.

“Këtu kanë rënë edhe njerëz siç është rasti i një gruaje shtatzëne e cila i ka pasoja edhe sot, sepse ka mbetur e dëmtuar.

Përmes Report Tv banorët e Mbrakullës në njësinë administratove Vertop të Poliçanit kërkojnë nga Qeveria dhe Forcat e Armatosura të ndërtojnë një urë të re me bazament hekuri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • FshatiÇan: 08/03/2024 15:21

    Ore po ,bashkimi bën fuqinë ,sikur nga 100 lek×3500 banorët=350'000 Lek të reja!!,,do e kishin Riparuar të paktën më Dërrasa e do e lyenin me bojë AntiNdryshk??!!Nuk e di ç'a taksash paguajnë në Komunën Poliçan?!

    Përgjigju
  • Iris: 07/03/2024 23:38

    Nuk ka para per ura se duhen paguar eksperimente idioteske te tilla si satelite,tece lundruese,apo zevendesimi i parave cash me debit-cards! Me vjen keq qe zona perreth duket e trishte e jo terheqese per turizem! Po te ishte interesante per turizem,/investitoret strategjike/te haneve me 5 yje do t'i kishit aty te ulur kembekryq dhe shteti per t'a jo vetem qe kishte per t'a ndertuar ate ure,por do te hidhte dhe ujin perpjete sic po ndodhe me Shushicen qe po ja sjellin Himares!

    Përgjigju
    • Or tej: 08/03/2024 09:17

      Prandaj do shesim fisheket qe te vidhet si nga shitja e tyre ashtu edhe nga rindertimi i fabrikave apo urave te amortizuara or teeeejjjjj

  • Qoftexhiu-: 07/03/2024 19:01

    Ju LUTEM KAJO hajdeni se i bera qoftet per ju, se qenkeni merzitur shume qe gazetarja tregoj te verteten e AlbaColumbistanit !!!A more debila qe shikoni BigBrother e Reklama dhe nuk keni sy e tru te shikoni kush eshte realiteti i Shqiperis e katandisur si vendi me i mjeruar i Evropes edhe varferia po shtohet...ahaha Tu rruaje Partia e Rilindur se emigrimi po rritet si gjithmon po do u bjeri baba Edi ca te zinje

    Përgjigju
  • Sinani: 07/03/2024 18:53

    Mbase shteti donte ta ndertonte si rruga KORCE-EREKE DHE BASHKIA SJA FIRMOSI

    Përgjigju
  • Tani: 07/03/2024 16:47

    Shqiperia qe duan

    Përgjigju
  • Kajo: 07/03/2024 16:23

    Po Qeveria vendore,Bashkia e Komuna,ç'bëjnë ?! Mjaft me Njerëz Injorantë e Jo kompetentë! .. duhet reklamë e sensibilizim,duhen ide e këmbëngulje me besim..!

    Përgjigju
  • Ju lutem: 07/03/2024 16:03

    Ju të medias Mos na i thoni ne këto si lajme, por shkoni tek qeverisa lokale e qendrore e flisni atje. Apo ata ju njoftuan ju për urën që të lajmëroni populln?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?